Miratohen vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana

Kosova

Miratohen vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana.

“Pas vendimit të parë të datës 12 tetor 2023, kur edhe nisi procesi i shpronësimit të pronave, sot në mbledhjen e Qeverisë miratuam vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e Projektit të Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana”, ka shkruar ministri Aliu.

Ministri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

“Marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë i ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, njëherit mbishkrimit, i cili paraqet një dëshmi shumë të rrallë të historisë dhe lashtësisë së Popullit Shqiptar”, ka thënë tutje ministri Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat