Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 22:19
Kuvendi i Kosoves

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri i pare, Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 09:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:30)

Në seancën plenare të veçantë në Kuvendin e Kosovës, shqyrtohen tri propozim-amendamente Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30. Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvend, ora 10:30)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë jepet verdikti ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, ora 11:30)

Shënohet Dita e Flamurit të Ashkalinjëve. (Palestra e sportit në Ferizaj, ora 14:00)

Promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 17:00)

Promovohet monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)

Lidhja Shqiptare Evropiane, hap ekspozitën kolektive me titull "Ngjyrat Dardane", që organizohet për nder të 16 - të vjetorit të pavarësisë së Kosovës , kuruar nga piktori Anton Krsaniqi. (Open Art Gallery në Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat