Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi, dyshohet për keqtrajtim të kafshëve

Kosova

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi, dyshohet për keqtrajtim të kafshëve

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:19
Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi, dyshohet për keqtrajtim të kafshëve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi.

I cili dyshohet se ka keqtrajtuar kafshë dhe ka ndotur ushqimin dhe ujin e shtazëve.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve nga neni 346 par.3 të KPRK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat