Pakënaqësitë me pensione/ Pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit

Kosova

Pakënaqësitë me pensione/ Pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Pensionistët në Kosovë assesi nuk po pajtohen me pensionin prej 100 eurosh që e marrin aktualisht.

Ata po thonë se pensioni duhet të jetë sa paga mesatare e nivelit shtetërorë.

Kurse, 100 euro nuk po u mjaftojnë për asgjë.

E, të pakënaqur me pensionin që marrin, ata kanë vendosur që lëndën ta dërgojnë tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Kështu, ka treguar Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

“E kemi dërguar lëndën tek Avokati i Popullit. Avokati i Popullit sipas të gjitha gjasave do ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, lëndën për pensionet kontribudhënëse e kemi dërguar tek Avokati i Popullit. Por, unë besoj që ajo tash është në Gjykatën Kushtetuese. Tek avokati i Popullit lëndën e kemi dorëzuar dje një javë”, është shprehur ai.

Por, të pakënaqur me pensionet që marrin nuk janë vetëm pensionistët.

Me paga janë të pakënaqur shumë punëtorë që paguhen nga shteti.

Si shkak i kësaj, disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe grevën.

Të mërkurën kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore për shkak të pagave të ulëta.

Nga pakënaqësitë që kanë lidhur me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit nuk po pajtohen edhe mësimdhënësit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Front Online se tashmë ka filluar edhe një siç e ka quajtur ai grevë e “heshtur”, tek mësimdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat