Bulliqi: Mbi 80 për qind e vajzave të klasave të 6-ta në Podujevë po e marrin vaksinën HPV

Kosova

Bulliqi: Mbi 80 për qind e vajzave të klasave të 6-ta në Podujevë po e marrin vaksinën HPV

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 10:42
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i lumtur që procesi i vaksinimit kundër kancerit të mitrës po ndodh edhe në komunën të cilën ai e udhëheq.

Bulliqi tha se mbi 80 për qind e vajzave të klasave të gjashta janë duke iu përgjigjur këtij procesi të vaksinimit.

“Jemi shumë të lumtur që ky proces po vazhdon edhe në komunën tonë. Nga ajo që kemi informacion deri tani, vërej që është një përgjigje në shkallë të lartë në këtë proces të vaksinimit”.

“Mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishmë që ky proces të ecë në këtë format çfare është nisur, suksesshëm dhe besoj që do ta përbyllim suksesshëm. Informacionet të cilat i kemi, mbi 80 për qind e kësaj gjenerate janë duke iu përgjigjur këtij procesi të vaksinimit”, është shprehur Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat