Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

Kosova

Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh.

Kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh ose 12,69 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2022).

Në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,34 për qind.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.21 mijë ton ose 1,45 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat