KEDS zë 259 konsumatorë duke e vjedhë rrymën gjatë muajit janar

Kosova

KEDS zë 259 konsumatorë duke e vjedhë rrymën gjatë muajit janar

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Ilustrim

259 konsumatorë janë zënë në flagrancë dukë e vjedhur energjinë elektrike,  përgjatë muajit janar 2024.

Sipas njoftimit të KEDS-it, afër 130 mijë euro është shuma që këta konsumatorë janë të obliguar t`ia rikthejnë kompanisë si humbje të shkaktuara në rrjet, ndërkaq, vlera totale e kilovatëve që konsumatorët kanë vjedhur gjatë muajit janar është afër një milion e gjysmë.

“Vetëm përgjatë muajit janar 2024, KEDS ka zënë në flagrancë 259 konsumatorë duke e vjedhë energjinë elektrike. Afër 130 mijë euro është shuma që këta konsumatorë janë të obliguar t’ia rikthejnë kompanisë si humbje të shkaktuara në rrjet.

Ndërkaq, vlera totale e kilovatëve që këta konsumatorë e kanë vjedhur gjatë muajit janar është afër një milion e gjysmë. Rryma t’kushton më lire”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat