​Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok

Kosova

​Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 10:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Sipas një komunikate të Doganës, gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme.

“100 cope pije të forta alkoolike, 150 cope plazma, 9 kg duhan të grire, 4200 cope cigare. Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat