​Nderohet jeta dhe vepra e heroit Fahri Fazliut

Kosova

​Nderohet jeta dhe vepra e heroit Fahri Fazliut

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Bashkëveprimtarët e heroit, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi në ditëlindjen e 61-të, të Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, së bashku me familjarët e bashkëveprimtarët e heroit, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nënkryetari, kryesusesja e Kuvendit, asambleistë e ekzekutivin, bashkëpunëtorë e qytetarë.

“Nderuam jetën dhe veprën e tij, duke lartësuar figurën e personalitetin, kontributin e sakrificën deri në vetëflijim për të jetuar të lirë dhe që sot të gëzojmë pavarësinë e vendit tonë.

Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ne të gjallët ju përkulemi me respekt Heronjve të Kombit, kujtimi dhe lavdia për ta do të jetë i përhershëm dhe për jetë të jetëve. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Kombit, Fahri Fazliu. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat