Parashikimi i motit për javën e fundit të shkurtit

Kosova

Parashikimi i motit për javën e fundit të shkurtit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar se në javën e fundit të shkurtit do të mbajë mot i butë, ndërsa të enjten dhe të premten ka mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C.  Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C.  Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

26.02 – Butë dhe me erë.  Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht.  Gjatë ditës shtim i vransirave.

28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.

29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.

1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.

Image
Temperaturat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat