Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 22:00
Ilustrim

Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i Prokurorisë Speciale, kati i VI, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend të dirës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 13:00)

NGO AKTIV bën prezantimin e publikimeve “Analiza e trendeve 2023: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” dhe “Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

Mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 15:00)

AGK organizon diskutimin “Si e ndaloi ofensivën e ushtrisë ruse në Kiev dy vjet më parë mbrojtja e Chernihiv?”. Takim virtual me autorin e dokumentarit "Beteja për Chernihiv", Andriy Titok (Ukrainë). (RIT Kosova, ora 15:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat