Ramosaj shpreh ngushëllime për të riun nga Deçani që humbi jetën tragjikisht sot

Kosova

Ramosaj shpreh ngushëllime për të riun nga Deçani që humbi jetën tragjikisht sot

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:32
Bashkim Ramosaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Viktima është Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit.

Për të ka shkruar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shprehur ngushëllime.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat