Ferizi: S’mund ta ndalni fertilizimin e asistuar, po manipulohet në kurriz të grave

Kosova

Ferizi: S’mund ta ndalni fertilizimin e asistuar, po manipulohet në kurriz të grave

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:51
Aktivistja e shoqërisë civile, Neri Ferizi

Aktivistja e shoqërisë civile, Neri Ferizi, i është kundërpërgjigjur deputetes Albena Reshitaj dhe deputetit Eman Rrahmani, të cilët thanë se metoda e fertilizimit të asistuar mund të shpie deri te incesti.

Ajo tha se “ekspertët nuk e kishin sjellë këtë ligj nëse kishte pas mundësi incesti”.

Ajo u drejtua deputetëve në studio duke u thënë se nuk mund ta ndalin fertilitetin e asistuar apo metodën IVF.

“Ti s’ki me mujt me ndalu fertilizimin, kjo do bëhet, është bërë në Turqi, nëse s’bëhet në Kosovë është në Turqi, shkojnë atje”, tha ajo.

Sipas saj deputetët që votuan kundër këtij projektligji po manipulojnë në kurriz të grave.

Ndryshe, Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, vazhdon të jetë problematik për deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Menjëherë pas Kodit Civil, ligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar është i dyti në listë si mollë sherri mes deputetëve të shumicës.

Akoma vazhdon të mos kalojë në lexim të dytë ky projektligj tashmë problematik, duke u gjendur para votave kundër, abstenime e mospjesëmarrjeve në votim.

Për fertilizimim e asistuar për gratë që nuk arrijnë shtatzëni të dëshiruar me rrugë natyrore nuk po pajtohen të gjithë deputetët.

Dertin më të madh e kanë me faktin se ligji do të vlente edhe për gratë e pa martuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat