Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:50
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.

Të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat