Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:10
Ilustrim

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

KIPRED prezanton punimin e politikave “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë – Serbi të Ndihmuar nga BE-ja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13.30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Intelektual - Evropa 2023, organizojnë tryezën me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

Publikohet libri “Thi sis a mirror” i autores Likana Cana. (Autostrada Hangar, Parku i Trajnimit dhe Inovacionit, Prizren, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat