Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:23
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, inauguron objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil. Në inaugurim marrin pjesë: Kryeministri Albin Kurti, ministri Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj. (Objekti i ish-Rilindjes, ora 08:30)

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvend, N10, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për shënimin e 26 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Seancë e Kuvendit Komunal në Skenderaj. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

Seanca solemne e Kuvendi Komunal në Shtime. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024 raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvend, N506, ora 11:00)

Rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës). Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në nderim të luftës dhe sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 12:00)

Zbulohet Pllaka shtëpi Bazë e UÇK-së, Kjo ceremoni është organizuar, nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega në Skenderaj, në bashkpunim me komunën e Skenderajt. (Lagja Hoti, Buroj në Skenderaj, ora 13.30)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)‪

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee. Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa pas takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media. (Kabineti i Presidentes, ora 14:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvend, N302, ora 14:00)

Gjysmëfinalet e turneut “Adem Jashari” në futsall, edicioni i 16-të. (Palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat