Kërcënoi me thikë dhe mori 600 euro në një barnatore në Prishtinë, gjykata ia cakton 30 ditë paraburgim

Kosova

Kërcënoi me thikë dhe mori 600 euro në një barnatore në Prishtinë, gjykata ia cakton 30 ditë paraburgim

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:55
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj A.SH  për veprën penale “Grabitje”, dhe veprës penale Mbajtja në pronësi kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve, të kryer në vazhdimësi.

Masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1,  1.2, 1.2.1; 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Sipas prokurorisë,i pandehuri A.SH me datë 21.02.2024 rreth orës 09:45, në barnatoren Melisa në Ulpianë – Prishtinë, kishte hyrë i maskuar me kapelë në kokë dhe shallë në fyt, i cili nën kërcënimin e armës/thikës i është ofruar të dëmtuarës A.A dhe nga e njëjta ka kërkuar metadon, duke i vendosur thikën në stomak… E dëmtuara nga frika e ka njoftuar për vendin se ku ka qenë i vendosur metadoni, i pandehuri nga barnatorja kishte arritur që të marrë metadon në sasi prej njëzet e pesë copë si dhe disa shiringa në vlerë totale prej rreth shtatëqind e pesëdhjetë euro dhe i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.

I njëjti edhe me datë 04.03.2024, rreth orës 10:25 në po të njëjtën barnatore, në bashkëkryerje së bashku edhe me një person N.N, tani për tani të panjohur, ka hyrë në barnatore dhe përsëri nën kërcënimin e thikës ka depërtuar në depon ku mbahet metadoni ku pas kësaj e dëmtuara ka aktivizuar panik alarmin dhe është larguar nga barnatorja duke e lënë të pandehurin në barnatore, ku i pandehuri ka marrë një sasi prej rreth 600 eurove (gjashtëqind) euro si dhe ka hapur një metadon të cilin e ka pirë, mirëpo i pandehuri nuk ka arrit të dal nga lokali, pasi që barnatorja është mbyllur me rrjetën e jashtme të hekurit, ku me këtë rast i pandehuri ka mbetur brenda barnatores, derisa ka arritur njësia policore e cila edhe e ka bërë arrestimin e tij.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat