Vitia: Në maj përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë

Kosova

Vitia: Në maj përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:13
Arben Vitia në Onkologji

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se në muajin maj të këtij viti do të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas Vitisë, këto punime do ta transferojnë rrënjësisht këtë klinikë.

Madje ai tha se bashkë me pajisjet bashkëkohore, shërbimin e stafit mjekësor po i japim jetë reformave të pakthyeshme klinikë për klinikë.

“Në maj përfundohen punimet që transformojnë rrënjësisht Klinikën e Onkologjisë Renovim e riorganizim i hapësirave: rritja e kapaciteteve nga 45 në 95 shtretër për pacientë. Vendosja e ventilimit qendror. Ambiente me cilësi të lartë për pacientët. Organizimi për pritjen dhe rrjedhën e pritjes së pacientëve. Dixhitalizim të proceseve nga pranimi deri në përfundimin e shërbimeve. Bashkë me pajisjet bashkëkohore, shërbimin e stafit mjekësor po i japim jetë reformave të pakthyeshme klinikë për klinikë”, tha Vitia në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat