Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:15
Ilustrim

Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës. (Kuvendi Kosovës, N204, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës, si dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti procedon për lexim të dytë Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, themelimin e Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike, si dhe shqyrton Planin e Performancës të AKRK-së për vitin 2024 – i reviduar. (Kuvend i Kosovës, N506, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton për zbatimin e rekomandimeve, nga Organizatat buxhetore, në veçanëti ato të dhëna nga Kuvendi/ Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë vitit 2022/2023. E ftuar: Auditorja e Përgjithëshme, znj.Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP do të protestojnë para rektoratit të UP “Hasan Prishtina”. (Ora 11:00-12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton dhe miraton draft-planim e punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, etj. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat