Gjykata e Ferizajt jep detaje për zjarrin në degën e saj në Kaçanik

Kosova

Gjykata e Ferizajt jep detaje për zjarrin në degën e saj në Kaçanik

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me zjarrin që ka kapluar objektin e degës së kësaj gjykate në Kaçanik, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas njoftimit, nga zjarri janë përfshirë dy zyra që ndodhen në katin e II-të të këtij objekti.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale, por jo pasoja me njerëz."

Sipas të dhënave të organeve kompetente, dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat