​Ngjarjet e datës 16 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 mars

Më: 15 mars 2024 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë me fokus “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, organizuar nga Spitali Amerikan në Prishtinë. (Ora 09:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për media. (Selia qendrore e Nismës, Prishtinë, ora 13:00)

Në organizim të Shoqatës së të burgosurve politikë dhe Shoqërisë Lëvizja do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për arsimtarin, atdhetarin, veprimtarin, një nga drejtuesit e LPK-së, luftëtarin dhe komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla. (Kishnarekë, Drenas, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat