Kryeministri Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke

Kosova

Kryeministri Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke

Më: 30 mars 2024 Në ora: 23:26
Kryeministri Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sonte për të bërë iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke dhe qytetarë të pranishëm në Çadrën e Iftarit te Pallati i Rinisë. 

Shumë i nderuar dhe i gëzuar u shpreh kryeministri që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke kërkuar që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore e tek solidariteti me të tjerët.

"Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës" u shpreh ai.

Falënderim të veçantë sonte, kryeministri pati për shkëlqesinë e tij ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz, anëtarin e Odës dhe gjithashtu sponsorin e këtij iftari, z. Güriş si dhe organizatorin e çadrës së iftarit te Pallati i Rinisë, İskender Janova.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Motra e vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Unë jam shumë i nderuar dhe i gëzuar që ky iftar na bëri bashkë të gjithë. 

Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës.

Me ketë rast kisha dashur që në veçanti të përshëndes shkëlqesinë e tij ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro  - Turke, Abdurrahman Balkiz, anëtarin e Odës dhe gjithashtu sponsorin e këtij iftari z. Güriş, zëvëndëskryeministrin në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe natyrisht që e lash si ëmbëlsirën për fund, nga Vakfi Ejup Sultan i Turqisë, organizator i çadrës së iftarit prej vitit në vit sa herë që bëhemi bashkë këtu te Pallati i Rinisë, İskender Janova. 

Ky është gjithashtu edhe iftari i fundit me orën dimërore sepse sonte pas mesnatës ndërrohet ora dhe nesër iftari, mos e ngatërroni, nuk është në 18:08 por në 19:08.

Iftar të këndshëm dhe Zoti ua bëftë kabull të gjithëve.

Image
Kryeministri Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat