Halili i fascionuar me studentët e Fakultetit Juridik të UP-së!

Kosova

Halili i fascionuar me studentët e Fakultetit Juridik të UP-së!

Nga: Nijazi Halili Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditë më parë pata rastin të marrë pjesë me një grup të studentëve të juridikut nga Universiteti  i Prishtinës dhe një grup i studentëve të juridikut nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Takimet u organizuan nën patronazhin e Dekanatit  të Fakultetit Juridik, dhe udhëheqjen e Prof.dr.Arsim Bajrami.

Me studentët takimet u zhvilluan fillmisht në Kuvendin e Kosovës, pastaj në universitetin e Prishtinës, dhe Gjykatën Kushtetuese të  Republikës së Kosovës. 

Takimi që më la shumë përshtypje dhe ishte  bresëlënëse, ishte takimi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, u mirërpritëm nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Gresa Caka -Nimani.  

Para të pranishshëve  mbajti një fjalë rasti Kryetarja  e kësaj, gjykate, znj. Gresa caka -Nimani.  e cila foli për punën dhe sfidtat e kësaj gjykate, e cila mbetet shembull në rajon se sa mirë është duke funksionuar dhe  kryer punën e saj.

Pastaj, një fjalë rasti ju dha Prof.dr. Ksenofon Krisafi,  i cili foli para të pranishmeve për punën dhe sfidtat e UMSH dhe partneriteti me universitetet vendore e nderkombëtare.

Po ashtu edhe Prof.dr.Arsim Bajrami, morri fjalën, pasi ishte  promotor i këtij organizimi.  Fillmisht profesori Arsim e falenderoj Kryetaren e kësaj gjykate, znj. Gresa Caka -Nimani, për mirëpritjen dhe bashkëpunimin me universitetin e Prishtinës, dhe në pika të shkurta foli për rolin dhe funksionimin e sukseshem të kësaj gjykate dhe partneritetin e saj, me gjykatat vendore e ndërkombëtare.

Pasatj, filloi debati me studentët pyetje e pëgjigje, u krijua  një atmosferë pune,  dhe ajo çka më la tej mase përshtypje ishte paraqitje dhe performca e lartë e studentëve të fakultetit juridik, të UP-së.

Sinqerisht pa berë krahasime,  mbeta i shokuar se sa të përgaditur dhe aq bukur bënin përgjigje e pyetje, para të pranishmëve, këta student të juridikut  sa më lan përshtypje sikur të ishin studentë nga universiteti Harvardit apo i Arizones.

Për fund kryesuesja e Gjykates Kushtetuese të Kosoves, Lama, në shenje respekti  falendorj profesorët e nderuar z.Ksenofon Krisafit dhe z. Arsim Bajramn me mirënjohje, për kontributin e tyre në arsim për vite të tëra.

Pasi perfunduam takimin, e falenderova profesorin Arsim, për ftesën dhe i shpreha mirënjohje dhe respekt  i cili për katër dekada punë të palodhur me studentët në universitetin e Prishtinës.

Vleresimi im për studente e fakultetit juridik,  u bë për pak ditë relaitet. 

Tani studentët e juridikut të cilët morrën pjesë në garat e nivelit botëror "Willem  C  Vis International Arbitration Moot",  që u organizuan në Vjenë të Austrisë, u ranguan në top listën e tretë nga 364 universitet në botë.

"Willem C Vis International Arbitration Moot" është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat