Diell dhe vranët, mëngjesi i ftohtë

Kosova

Diell dhe vranët, mëngjesi i ftohtë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Këto të fundit pritet të jenë më të shtuara gjatë ditës, duke u bërë kryesisht vranët, gjersa mëngjesi do të jetë i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20 gradë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-28 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat