Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë – tre djem dhe një vajzë

Kosova

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë – tre djem dhe një vajzë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) bëhet e ditur se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.

Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat