Bulliqi për gruan që lindi katërnjakë: Do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen

Kosova

Bulliqi për gruan që lindi katërnjakë: Do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:58
Shpejtim Bulliqi

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua 26 vjeçare nga Podujeva ka lindur katërnjak, sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Për këtë rast, ka reaguar edhe Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi e ka cilësuar si lajm të mrekullueshëm e bekim të madh për familjen e poashtu mbarë shoqërinë.

“Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku,” shkruan Bulliqi.

Ndërkaq ka njoftuar se si institucione komunale do të ofrojnë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojnë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat