Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:14
Hashim Thaci

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Legjislacion formon Grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:45)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:50)

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të betejës së Koshares. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Nafron”, Prizren, ora 18:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. (Klan Arena Prishtinë, ora 18:30. Pas iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit do të prononcohen për media)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat