ShSKUK: Për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

Kosova

ShSKUK: Për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:04
Pamje nga ShSKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është “Ovesco Klip”.

Në njoftim thuhet se kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73-vjeçare, me inicialet L.S.

“Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime”.

“‘Ovesco Clip’ është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje,i cili  përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat