Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:10
Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim amendamente për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton planin e punës së komisionit. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 10:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Organizata “Action for Health”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, 7 Prillit, organizojnë konferencën me temë: "Shëndeti Im, e Drejta Ime". (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore “Roli i konferencës së Bujanit në procesin e shtet-formimit të Kosovës. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Projekti i Fuqizimit të Veprimit Lokal për Klimën, në partneritet me Austrian Development Cooperation dhe UNDP Kosova në bashkëpunim me komunën e Suharekës, fillon fushatën ndërgjegjësuese “Dita e Pjatës së Gjelbër”. (Sheshi i Qytetit Suharekë, ora 10:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës - pyetjet parlamentare. ( Kuvendi Kosovës, ora 11:00)

Mbahet ceremonia për ndarjen e granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Kosovës në bashkëpunim me GIZ. Marrin pjesë Hekuran Murati, ministër i Financave, David Oberhuber, drejtor i GIZ Kosova dhe Jehona Rexha, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit të Kosovës. (Objekti i Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Kino Armata, Prishtinë, ora 15:00)

Mbahet Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i profesionistëve të kujdesit shëndetësor, të organizuar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat