Qytetarët kërkojnë më shumë përkujdesje shëndetësore

Kosova

Qytetarët kërkojnë më shumë përkujdesje shëndetësore

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Në prag të Ditës Botërore të Shëndetësisë, qytetarët kërkojnë që të nisë sigurimi shëndetësor. Zyra për Qeverisje të Mirë organizoi një konferencë me temën “Shëndeti im, e drejta ime”, që iu dedikua të drejtës për të pasur qasje në shërbimet cilësore.

Qytetarët kërkojnë që sa më shpejt të fillojë sigurimi shëndetësor. Në prag të Ditës Botërore të Shëndetësisë, ata thonë se shëndeti duhet të jetë prioritet.

“Sigurimi shëndetsor është qështje thelbësore për popullatën. Zakonisht për njerëz të cilët janë të moshuar dhe të cilët janë më të ndishëm në krahasim me sëmundjet apo me gripet që vijnë shpesh”, tha Avni Ajdini, qytetar.

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe organizata “Action for Health”, me rastin e Ditës së Shëndetësisë, kanë organizuar konferencën me temën “Shëndeti im, e drejta ime”.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka thënë se tema e sotme i dedikohet mbrojtjesë së të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, më këtë rast ka përmendur dokumente strategjike te hartuara dhe miratuara nga ana e MSh-së për fushën e shëndetësisë.

“MSH-ja ka hartuar dhe miratuar dokumente strategjike, është plani i veprimet për sistemin e menaxhimit të cilësisë në tri nivelet e kujdesit shëndetësor 2024-2026. Është plani i veprimet për vetëmenxhimin e pacienteve me diabet dhe hipertension në kujdesin dytësor dhe shëndetësor gjatë këtij viti. Është plani i veprimit për Forcën e Sigurisë dhe  institucionet që ofrojnë shërbimin emergjent i cili ka filluar nga viti 2023 dhe do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2025”, tha mes tjerash Berisha.

Projektligji për sigurimin shëndetësor pritet të procedohet në Kuvend deri në qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat