Grajqevci: Në Fushë Kosovë vlera e dëmeve të luftës në amvisërinë familjare, ka qenë diku 24 milionë euro

Kosova

Grajqevci: Në Fushë Kosovë vlera e dëmeve të luftës në amvisërinë familjare, ka qenë diku 24 milionë euro

Më: 6 prill 2024 Në ora: 09:17
Ahmet Grajqevci

Kryetari i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur, Ahmet Grajqevci thotë se që 25 vjet është marrë me të gjeturat nga lufta e fundit në Kosovës, duke treguar se ka qenë pjesë e një komisioni ad hoc, i cili ishte themeluar menjëherë pas luftës.

‘’Menjëherë pas luftës, ka qenë një komision i cili është formuar Ad Hoc dhe një vit e gjysmë ka punuar në mbledhjen e dëshmive e krimeve të luftës dhe dëmeve të luftës. Çdo komunë i ka të evidentuara dëmet e luftës dhe e kanë nga një kopje, një kopje iu është dërguar arkivit komunal dhe një kopje i është dorëzuar arkivës së komisionit. Për shembull në Fushë Kosovë vlera e dëmeve të luftës, në amvisërinë familjare, ka qenë diku 24 milionë euro, pa u llogaritë dëmet e institucioneve, hekurudhës dhe fabrikave që kanë qenë në Fushë Kosovës’’, thekson ai.

I pyetur se ku i kanë lënë ato të gjetura, Grajqevci thotë se gjithë arkivin e kanë lënë tek kryetari i atij komisioni, Bajram Krasniqi.

‘’Ku i kanë lënë ato materiale nuk e di. Ne në mënyrë vullnetare kemi punuar, me 20 korrik 1999 është formuar ky komision me kërkesë dhe vendim të Hashim Thaçit dhe Qeverisë së Përkohshme dhe stafit politik të asaj kohe, për shkak që mos me i humbë gjurmët e luftës, sepse varrezat masive ishin të freskëta. Mbasi e kemi mbaruar punën gjitha materialet dhe raportet i kemi lënë në arkivin e komisionit, ku ka qenë kryetar avokat Bajram Krasniqi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat