KFOR-i i dhuron mjete të punës brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

Kosova

KFOR-i i dhuron mjete të punës brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it i ka dhuruar radio, gjenerator dhe megafon brigadës së zjarrfikësve të Mitrovicës në Zubin Potok.

“Kjo nismë synon të rrisë kapacitetet lokale për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht situatave emergjente që ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve”.

Keshtu shkruan në njoftimin e KFOR-it.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në postimin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat