U sulmua fizikisht nga burri, dërgohet në strehimore një grua bashkë fëmijët e saj

Kosova

U sulmua fizikisht nga burri, dërgohet në strehimore një grua bashkë fëmijët e saj

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditën e shtunë në Obiliq.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se burri saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Obiliq/06.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka njoftuar se deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat