Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:17
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media mbi ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës së Kushtetutës. (Vizitat e qytetarëve në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese bëhen nga ora 10:00-14:00)

Kombëtarja e Kosovës (vajzat) zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese për evropianin 2025 kundër Uellsit. Mediat mund të marrin deklarata nga përzgjedhësja Anneli Andersen dhe futbollistet para fillimit të stërvitjes. (Kampi Nacional Hajvali, ora 10:30)

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup organizon homazh. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, dhe kryetari i Hanit të Elezit. (Qendra Memoriale “Bllaca ‘99” Hani i Elezit, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temën “Tri vjet qeverisje Kurti 2: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?” (Zyra e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Prishtinë përballë Kino ABC, hyrja ngjitur me qendrën Orion, kati i dytë, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon konferencë për media për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit me temën “Shëndeti im, e drejta ime“. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, amfiteatri, kati tre, Prishtinë, ora 11.00)

Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat