​Policia kërkon ndihmë për personin e humbur

Kosova

​Policia kërkon ndihmë për personin e humbur

Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:12
Rexhep (Rrahman)Kurti

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kanë informata për vendndodhjen e Rexhep (Rrahman)Kurti, i lindur më 27.04.1955, me adrës banimi rruga “Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan.

I njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Rexhep (Rrahman)Kurti lindur me 27.04.1955, me adrës banimi Rr. “ Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij. Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat