MPJD lason platformën “KosovaDiplo365”, si urë lidhëse me diasporën

Kosova

MPJD lason platformën “KosovaDiplo365”, si urë lidhëse me diasporën

Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:47
Albin Kurti

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), langoi platforma “KosovaDiplo365”e cila ka për qëllim lidhjen e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, “KosovaDiplo365” ofron pikërisht këtë mjedis duke kontribuuar në fuqizimin e diplomacisë qytetare dhe ofrimin e një mundësie për të gjithë për t’u angazhuar në kuadër të këtij rrugëtimi.

“Si Qeveri, ne besojmë fuqishëm në rolin që çdo qytetar mund ta ketë si një diplomat. Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë, dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, historisë dhe mbi të gjitha vlerave të Kosovës”, shtoi më tej kryeministri.

Në vazhdim, ai përmendi personalitete të shoqërisë sonë brenda dhe jashtë vendit nga fusha të ndryshme, përmes të cilëve po formësohet lidhja e Kosovës me botën dhe të cilët kanë marrë thuajse pavetëdijshëm përsipër përgjegjësinë e përfaqësimit dhe promovimit të shtetit tonë, nëpër botë, thuhet në komunkatë.

“Shembujt si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që sollën medaljet e arta olimpike; por edhe Donjeta Sadiku që preku piedestalin në arenat ndërkombëtare në sportin e boksit, sportistët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Vedat Muriqi e shumë të tjerë; e matematikanët e rinj të cilët fituan medalje në garat prestigjioze botërore; mandej juristët tanë nga Universiteti i Prishtinës, që dallohen në mesin e juristëve nga universitetet me renome ndërkombëtare; gratë profesioniste nga bota e kinematografisë si: Blerta Basholli, Antoneta Kastrati, Norika Sefa dhe Luana Bajrami, që kanë lënë gjurmë përmes krijimtarive të tyre në botën e filmit; yjet me famë botërore dhe origjinë nga Kosova, si: Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max, që flasin për gjuhën, kulturën dhe jetën e tyre në Kosovë duke promovuar traditat dhe mikpritjen tonë; artistët si Petrit Halilaj, Sislej Xhafa, Flaka Haliti dhe Fadil Berisha; pjesëtarë të komunitetit tonë të diasporës, të cilët përmes artit të tyre bënë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht. E shumë, e shumë bashkatdhetarë të tjerë të shquar, për neve, për botën, të cilët çdo ditë e më tepër, na bëjnë krenar si pjesë e shoqërisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Në këtë lansim ai bëri thirrje që të bashkohemi në këtë platformë, ta shpërndajmë e ta zgjerojmë atë, me qëllim transmetimin e rrëfimeve tona personale e kolektive nëpër botë, të vlerave e të aureolës së dijeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat