Vitia: Do të vazhdojmë angazhimin për të mbrojtur të drejtën e gjithsecilit

Kosova

Vitia: Do të vazhdojmë angazhimin për të mbrojtur të drejtën e gjithsecilit

Më: 8 prill 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

“Koncepti “Shëndeti im, e drejta ime", nxit një reflektim të thellë mbi nevojën për të siguruar qasje të barabartë në kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në organizimin për “Ditën Botërore të Shëndetit”, ku premtoi përmirësim të infrastrukturës ligjore në shëndetësi.

“Pandemia, na tregoj sa të rëndësishëm e sa fragjil e kemi shëndetin dhe sistemin karshi sfidave të njohura e të panjohura. Vetëm falë punës së jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, arritëm ta tejkalojmë këtë sfidë, edhe pse me pasoja e goditje për qytetarët dhe sistemin. Disa nga profesionistët tanë shëndetësor në krye të detyrës së tyre humbën jetën po ashtu”, deklaroi Vitia.

“Përkundër sfidave, ne kemi përgjegjësinë për organizim të mirë e përkushtim për të përmbushur synimet tona që lidhen me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit. Jemi duke u angazhuar vazhdimisht, për të përmirësuar infrastrukturën tonë ligjore dhe atë shëndetësore përmes investimeve konkrete”, deklaroi Vitia.

Ndërsa, udhëheqës i OBSH-së për Kosovë, Oleksandr Martynenko, theksoi se shëndeti është një e drejtë fundamentale e njeriut dhe porositi që të gjithë të jenë më të kujdesshëm dhe të bëjnë kontrolle së paku një herë në vit, për të parandaluar ndonjë sëmundje në stad të hershëm.

Të pranishëm ishin edhe zëvendësavokatja e Popullit, Majlindë Sinanaj-Lulaj dhe përfaqësuesi nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovës, Besim Kodra.

Kujtojmë se data 7 Prill dhe shënon tradicionalisht Ditën Botërore të Shëndetit. Këtë vit koncepti i Ditës Botërore të Shëndetit ishte "Shëndeti im, e drejta ime", e cila vë në theks rëndësinë jetike të shëndetit në jetën tonë, për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, njofton MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat