Debati për KPM-në, t`u kushtohet më shumë rëndësi medieve online

Kosova

Debati për KPM-në, t`u kushtohet më shumë rëndësi medieve online

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:02
Foto nga takimi

Në komunën e Prizrenit, Komisioni parlamentar për media ka mbajtur dëgjimin publik për projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Pjesëmarrësit kërkuan t'i kushtohet rëndësi më shumë mediave online, e gjithashtu edhe që ky projektligj të ketë parasysh raportimin mbi baza gjinore, fetare, racore etj.

" Ligji tani është në fazën në mes dy leximeve tani është koha që çdo mendim i juaji mundë të jetë vendim për neve në momentin kur të përfundojnë këto dëgjime publike", ka thënë Valon Ramadani - kryetar i Komisionit Parlamentar për Media.

Kurse deputeti Besim Muzaqi, ka thënë se në punimin e projektligjit janë të përfshirë ekspertët ndërkombëtar

"Për gjithë ata që nuk kanë arrit me pa projektligjin është një projektligj i punuar me kujdes të veçantë ku janë të përfshirë ekspertët ndërkombëtar prej fillimit deri më tash", ka thënë Muzaqi.

"Mediat online sot e kanë për obligim vetëm të regjistrohen në KMP mirëpo nuk e kanë për obligim të lincensohen e kjo vetëm për shkak të klikimeve ju bëhet një denigrim i madh qytetarëve nga mediat online”, ka thënë Karanfil Haxhillari- Kuvendar

Ndërsa Tringa Kasemi nga Shoqëria civile, ka thënë se projektligji të ketë parasysh edhe tek raportimi i ndjeshëm gjinor.

"Unë dua që ky projektligj të ketë parasysh edhe tek raportimi i ndjeshëm gjinor, e dimë qysh raportohet dhuna në familje dhe vrasja e grave andaj shpresoj ta keni parasysh", tha ai.

E gazetari Beqir Beqaj i ka bërë apel Qeverisë dhe Kuvendit që baras me RTK-në të aktualizohet edhe gazeta ditore tradicionale “Rilindja”.

"Në këtë ligj mendojë se përpos edhe ky do të ishte një rekomandim edhe një apel për qeverinë për kuvendin që baras me RTK-në të aktualizohet edhe gazeta ditore tradicionale Rilindja"

Dëgjimi i fundit për këtë projektligj do të mbahet më 13 prill, ku më pas do të shqyrtohen të gjitha rekomandimet dhe kritikat e marra nga këto takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat