Falet namazi i Fitër Bajramit

Kosova

Falet namazi i Fitër Bajramit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 06:14 Përditësuar në ora: 07:05 më 10.04.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Falet namazi i Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë është falur namazi i Fitër Bajramit.

Besimtarët që ishin mbledhur në këtë objekt fetar uruan njëri-tjetrin për këtë festë, teksa patën mundësi që të ndjekin edhe programin që zgjati afër dy orë.

Në këtë program pos recitimit të Kuranit, pati edhe ilahi nga Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij, që mahnitën me zërin e tyre.

Klan Kosova ua uron festën e Festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Paçi mirësi e begati në familjet e juaja.

Imami Kelmendi: Muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit

Imami në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”, Kushtrim Kelmendi, ka thënë se Muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit.

Kështu Kelmendi, tha mes tjerash në ligjëratën që po jep para faljes së namazit të Fitër Bajramit.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është një mundësi e mirë është një klimë e artë, që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit të madhërishëm, por ata të cilët kanë bërë shkelje kanë bërë ndonjë gjynah, e shohin veten se kanë gabuar, padyshim se dera e pendimit është e hapur”, tha Kelmendi.

“Çdo besimtar kur e bën një punë dëshiron që ajo punë që t’i pranohet te Allahu. Allahu i pranon veprat e mira prej robërve të tij, vetëm ata që janë të devotshëm dhe të përkushtuar”.

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” fillon këndimi i ilahive nga Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, pas faljes së namazit të sabahut ka filluar këndimi i ilahive nga Egzon Ibrahimi dhe grupi tij.

Të gjitha këto mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Përndryshe, transmetimi në media ka filluar që nga ora 05:20, e ku do të transmetohet e gjithë atmosferë që do të mbretërojë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”.

Derisa pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, që është në orën 06:41.

Nis falja e Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

Ka filluar transmetimi i faljes së Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Nga ky objekt fetar do të ketë transmetim special dhe do  të shfaqet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë deri pas faljes së namazit të Fitër Bajramit që është në ora 06:41 minuta.

Njashtu do të ketë program për besimtarët që do të shkojnë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”.

Po ashtu, do të ketë edhe program artistik siç është këndimi i ilahive nga ilahisti Egzon Ibrahimi e do të ketë edhe ligjërata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat