Tërnava flet për martesën, vrasjet e vetëvrasjet

Kosova

Tërnava flet për martesën, vrasjet e vetëvrasjet

Më: 10 prill 2024 Në ora: 07:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë.

Ka thënë se martesa është e shenjtë. “Fëmija duhet ta dijë se kush është nëna e kush është babai”.

Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.

Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.

Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.

Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat