Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor.

20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 52 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat