Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:29
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. (Biblioteka Qendrore Universitare, salla koncertale, Prishtinë, ora 10:00)

Në shënim të 14 Prillit, Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban aktivitet: prononcim për media Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguar e posaçme e Presidentes për dhunën seksuale gjatë luftës, dhe e mbijetuar, Shyhrete Tahiri Sulimani, e mbijetuar dhe aktiviste, Feride Rushiti, drejtore ekzekutive e QKRMT-së. (Monumenti “Heroinat”, Prishtinë, ora 12:00)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mban konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale. Pjesë e konferencës do të jenë edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Tairi Sulimani. (Monumenti “Heroinat”, Prishtinë, ora 17:00)

Në shënim të 14 Prillit, Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, bëhet ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me simbolin e lules anemonë. (Ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat