Heroi i tri luftërave rikthehet si sfinks në vendlindje!

Kosova

Heroi i tri luftërave rikthehet si sfinks në vendlindje!

Nga: Azgan Haklaj Më: 16 prill 2024 Në ora: 13:13
Tahir Sinani

Prej më shumë së dy dekada me gjithë mundësitë e mija njerëzore e politike i jam përkushtuar jo vetëm ndriçimit të veprës së Tahir Tahir Sinanit por edhe përjetësimit të tij në Malësinë e Gjakovës, Tropojë me një vepër monumentale të denjë për përmasat e heroizmit të tij.

Ishte komandant i luftës dhe lideri i paqes e integrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti i cili në thjeshtësinë e fjalës kishte përmbushjen e premtimit që mundësoi përsonalisht rikthimin në vendlindje të Gjeneralit Hero Tahir Sinani të derdhur në bronx me madhështinë që i takon për tu përjetësuar me malet e Shkelzenit e Jezercës.

Dhe jo rastësisht zgjodhëm datën 5 Maj 2024.

Është Dita e Deshmoreve të Kombit.

Në vigjilje të ditëlindjes së Heroit Kombëtar, simbolit kombëtar e personofikimit shtetëror Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).

E pikërisht në vigjilje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 25 -vjetorit të çlirimin të Dardanisë, Kosovës.

Në javën e Europës.

Tahir Sinani nuk është vetëm ushtaraku i përgatitur që kontriboi me profesionalizmin e tij në tre luftëra çlirimtare në trojet amëtare por së pari është sinjali i qartë se përballë rrezikut ne regojmë si një komb dhe një qëndrim do të kemi kudo ku jetojmë e kudo ku jemi.

Malësia e Gjakovës, Tropoja është vendi i heronjëve për çeshtjen kombëtare për liri e demokraci e ndaj do ketë përgjithmonë një vënd nderi për Tahir Sinanin.

Ai jo vetëm do vlerësohet individualisht për kontributin deri në sublimitet por do shërbejë si vend pelegrinazhi e refleksioni për genin tonë historik për brezat që vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat