​Komuna e Shtimes hap thirrjen rekorde 100 bursa për studentë

Kosova

​Komuna e Shtimes hap thirrjen rekorde 100 bursa për studentë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:47
Kryetari Qemajl Aliu

Komuna e Shtimes ka hapur thirrjen për ndarjen e 100 bursave për studentët e kësaj komune, numri më i lartë ndonjëherë që paraqet rritje të katërfishtë brenda mandatit.

Kryetari Qemajl Aliu ka thënë se arsimi është themeli i zhvillimit dhe beson fuqishëm në potencialin e jashtëzakonshëm që posedojnë të rinjtë.

“Kjo është arsyeja pse, në përpjekje për të inkurajuar arsimimin dhe studimin serioz, kemi vendosur të investojmë pakrahasimisht në arsim duke i dhënë prioritet mbështetjes së atyre që janë baza më e qëndrueshme e progresit tonë. Andaj, me këtë thirrje për bursa, po bëjmë një hap të madh në arsimin lokal për të siguruar që askush nuk mbetet pas për shkak të sfidave financiare,” tha Aliu.

Për më tepër i pari i Shtimes ka inkurajuar studentët e kësaj komune, përfshirë ata që studiojnë jashtë vendit, që të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike, duke thënë se bashkërisht mund të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme dhe më të suksesshme për të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat