​Kryetari Aliu në Ditën Dotërore Librit u dhuron libra nxënësve të klasës së parë

Kosova

​Kryetari Aliu në Ditën Dotërore Librit u dhuron libra nxënësve të klasës së parë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:17
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemal Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemal Aliu, me rastin e Ditës Botërore të Librit, e ka vizituar shkollën “Lasgush Poradeci” të fshatit Muzeqinë dhe ka dhuruar libra për nxënësit e klasës së parë.

Aliu thotë se ishte kënaqësi edhe më të madhe kur kuptoi për dëshirën e tyre të mësojnë edhe më shumë tash kur gati i kanë shkuar në fund Abetares e së shpejti do të kalojnë në botën e pafund të fjalëve, librave, shkencës e kuptimit të jetës. Ai ka thënë se librat janë thesari ynë i çmuar dhe një fëmijë i cili lexon ka fuqi për të ndryshuar botën përreth tij.

“Sot, me rastin e Ditës Botërore të Librit, vizitova SHFMU “Lasgush Poradeci” të fshatit Muzeqinë, ku dhurova libra për nxënësit e klasës së parë,sidomos me kënaqësi edhe më të madhe kur kuptova për dëshirën e tyre të mësojnë edhe më shumë tash kur gati i kanë shkuar në fund Abetares e së shpejti do të kalojnë në botën e pafund të fjalëve, librave, shkencës e kuptimit të jetës”.

“Në këtë rast të veçantë, i ulur pranë tyre e duke lexuar së bashku, ishte mbresëlënëse ta shoh nga afër ngazëllimin në sytë e tyre kur merrnin librat në duart e tyre të vockla, me kureshtjen dhe imagjinatën për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Aliu.

Aliu ka theksuar se librat janë thesari ynë i çmuar dhe një fëmijë i cili lexon ka fuqi për të ndryshuar botën përreth tij.

“Në këtë Ditë të Librit, le t’i inkurajojmë të gjithë të rriturit dhe fëmijët të eksplorojnë botën e padukshme të asaj çfarë “fshehin” librat dhe të marrin frymëzim nga to”, ka përfunduar kryetari Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat