Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe shiu

Kosova

Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe shiu

Më: 8 maj 2024 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Mbetet ngrohtë edhe ditën e mërkurë, megjithëse kushte për riga lokale shiu mund të paraqiten qysh orëve të hershme të mëngjesit.

Ditën do të ketë vransira të ndryshueshme, e nuk mungojnë edhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

Krejt më vonë pasdite dhe mbrëmje, afrimi i frontit të ftohtë nga veriu, sjell rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, e ato maksimale shkojnë deri në 24C e 26C.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë, kohëpaskohe edhe intenzive. Ditën do të mbajë mot më i freskët, me reshje lokale shiu, herë herë të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

Temperaturat zbresin në 18C, e të premten deri në 15C e 16C, kur edhe parashsihet mot kryesisht me vransira. Në fundjavë më shumë intervale me diell, por orëve të pasdites zhvillime të vransirave mund të shfaqin kushte edhe për riga lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat