Sot vranët dhe me diell, fundjava me rritje të temperaturave

Kosova

Sot vranët dhe me diell, fundjava me rritje të temperaturave

Më: 17 maj 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, për fundjavë parashihet me rritje të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat