AAK: PDK në Gjilan i falsifikon aderimet

Kosova

AAK: PDK në Gjilan i falsifikon aderimet

Më: 10 mars 2017 Në ora: 22:16
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nga dega e saj në Gjilan nuk ka kaluar asnjë anëtar i saj në PDK.

“Njoftimi i PDK-së në Gjilan se kanë kaluar 10 kryetarë nëndegësh të AAK-së në PDK, është rrenë.
Sokol Haziri, i cili përmendet si themelues i AAK-së e drejtor i suksesshëm, është shkarkuar nga kjo detyrë para një viti e gjysmë dhe si pasojë që atëherë ka kaluar në PDK.

Ose një farë Dërgut Kasumi, që është larguar para më shumë se gjashtë muajsh! Që të dy këta të larguar, me disa familjarë të tyre, ceremoninë e kalimit në PDK e kanë bërë shumë muaj më parë e jo sot, për çka po ju dërgojmë edhe fotografinë e ceremonisë”, thuhet në njoftim.

Ne e kuptojmë se është kohë fushate, por gënjeshtrat e deri në këtë farë niveli, janë jonormale edhe për kohë fushatash.
AAK në Gjilan, ansjëherë nuk ka qenë më e organizuar dhe e mobilizuar se sa që është tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat