Nisma kandidon Shkodran Imerajn për kryetar të Deçanit

Kosova

Nisma kandidon Shkodran Imerajn për kryetar të Deçanit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 23:38
Shkodran Imeraj

Nisma për Kosovën ka emëruar Shkodran Imerajn si kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati Imeraj.

“Duke besuar fuqishëm për një të ardhme me të mirë, për një jetë me të mirë për familjet dhe fëmijët tonë, ndryshimi mund të filloj nga gjithsecili nga ne, andaj duke marrë besimin e strukturave drejtuese të Nismës për Kosovën, zyrtarisht jam kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit” ka deklaruar Imeraj.

Shkodran Imeraj ishte pjesë e Lidhjes se Historianëve të Kosovës, njëkohësisht vepron si hulumtues i pavarur shkencor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat