Deri në fundjavë, mot kryesisht i kthjellët dhe më i ngrohtë në Kosovë - Bota Sot
Deri në fundjavë, mot kryesisht i kthjellët dhe më i ngrohtë në Kosovë

Kosova

Deri në fundjavë, mot kryesisht i kthjellët dhe më i ngrohtë në Kosovë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:28
Ilustrim

Në pesë ditët e ardhshme, mbi Kosovë pritet të shtrihen fusha anticiklonike, të cilat do të sjellin mot stabil, me kthjellime dhe me diell, ndërsa nga Afrika veriore masat më të ngrohta ajrore do të rrisin gradualisht temperaturat mbi vlera mesatare, raporton Prishtina Weather.

Deri në fundjavë parashikohet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale gjatë dy ditëve të fundit, vende-vende zbritën edhe në vlera njëshifrore, deri në 7C.

Në ditët e ardhshme, temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje në të dy vlerat. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 14C, e ato maksimale nga 26C deri në 33C.

Era do të fryjë lehtë nga verilindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat